POLITIKATË FUNDIT

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në komunë, duke theksuar se qytetarët e Shtimes i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Kryeministrit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka siguruar mbi 50 për qind të votave në Shtime, duke e cilësuar këtë rezultat si dëshmi të besimit të qytetarëve në punën dhe përkushtimin e qeverisjes.

“Shtimja përsëri është e Lëvizjes Vetëvendosje. Shtimja është e fitoreve të mëdha, e punëve të mëdha dhe të ndershme”, ka shkruar ai.

Aliu ka falënderuar qytetarët e Shtimes për mbështetjen, duke thënë se ata kanë vlerësuar punën, përkushtimin dhe ndershmërinë, ndërsa ka uruar që bashkë të vazhdojnë me sukseset e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *