TË FUNDIT

Hyseni rrëfen historinë e padëgjuar: Në OKB veç sa nuk më kanë gjuajtur për dritare nga kati i 20-të

Hyseni rrëfen historinë e padëgjuar: Në OKB veç sa nuk më kanë gjuajtur për dritare nga kati i 20-të

Ish-kryenegociatori kosovar, Skender Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka mundur që t’i ikë assesi dialogut me Serbinë.

Hyseni ka treguar një ngjarje për kohën kur ishte koordinator për bisedimet me Serbinë në vitin 2010, kur edhe u vendos që dialogu të lehtësohet nga BE-ja.

“Kosova nuk ka mundur t’i ikë assesi dialogut. Unë e kam koordinuar dhe udhëhequr procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 e kam marrë mendimin e këshillëdhënës të gjykatës, korrik-gusht-shtator. Dy muaj pas është aprovuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e sponsorizuar nga të gjitha vendet e BE-së, ku ftojnë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do të lehtësohet nga BE-ja”, tha ai në TëVë.

Hyseni ka thënë se në OKB kanë dashur që ta nxjerrin e ta gjuajnë për dritare nga kati i 20.

“Unë po e dekonspiroj në një takim që në shtator gjatë asaj Asambleje të Përgjithshme kemi pasur me ambasadorët përfaqësues të përhershëm të OKB, të QUINT-it, me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ju siguroj dhe ka dëshmitarë se veç sa nuk me kanë nxjerr me më gjuajt për dritare nga kati i 20. Pse se një ditë para votimit të asaj rezolute, pra një akt që sponsorizohej nga gjitha vendet e BE-së dhe kishte përkrahjen e heshtur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk ka pasur mundësi të asnjë variant”, përfundoi Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *