POLITIKATË FUNDIT

LDK-ja shpëtohet nëse votuesit e saj nuk i japin votë Abdixhikut dhe Osmanit

LDK-ja është uzorpuar dhe privatizuar nga dyshja Abdixhiku-Osmani , nga këta dy që LDK-në e shfrytëzojnë për interesa personale, dhe arritën deri aty sa që politikisjht dhe djallëzisht u bashkuan edhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

Antarët që i kanë mbetur LDK-së nuk duhet t’i votojnë këta dy antirugovistët më të mëdhenj që ka Kosova; duhet të ndëshkojnë këta dy matrapazë, manipulatorë dhe mashtrues të cilët sot flasin për Rugovën dhe kërkojnë besnikëri dhe votë prej rugovistëve.

Flasin sikur janë me vizionin e Rugovës me hipokrizi djallëzore, sepse këta të dy nuk kanë as vizion e as program ; por programi dhe vizioni i tyre është mashtrimi dhe pabesia, korrupsioni dhe tradhtia, manipulimi e matrapzllëku për mandatin e deputetit dhe të përfitimeve pasurore personale.Këta të dy janë një klan rival e Isa Mustafa me kompani; janë dhe identifikohen së pari për tradhti të LDK-së.

Nëse votuesit e LDK-së lënë pa mandate deputeti Abdixhikun dhe Osmanin, ky do të ishte Veting dhe pastrim i LDK-së nga ishtitistët dhe nga politikanët që e përdorin të shkuarën politike të tretur dhe që mbjellin ankth dhe pasiguri për të ardhmen, pastrimin prej politikanëve që dëshirojnë dështimin e të tjerëve si mundësi për mbijetesë të tyre në politikë, sic janë Osmani dhe Abdixhiku që nuk kanë as vizion , as program dhe as ide por vetëm akuza pa argumente dhe parulla mashtrimi për publikun dhe sidomos për antarët e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *