Jam për Kurtin, sepse Shqipëria e Kosova, atdheu, pushteti e shteti janë të shqiptarëve dhe jo të politikanëve e oligarkëve
Në Kosovë dhe sidomos në Shqipëri ku ka marrë shëmbull opozita e Kosovës, në të dy Republikat shqiptare, problemet kryesore janë korrupsioni, tradhtia publike e politikes dhe hajdutëria e grabitja e pasurive kombëtare. Politiko-oligarkia në Shqipëri e Kosovë kanë nxjerrë në ankand shtetin, bëjnë deri edhe pazare në dëm të territorit dhe të interesave kombëtare.
Ato kanë kapur shtetin , pasuritë dhe shoqërinë dhe i trajtojnë ato si prona private.
Politikanët shqiptarë sillen e vepojnë si hajdutë të REPUBLIKËS . Republika është shtet që u përket të gjithëve kurse politikanët, këta hajdutët e Republikës e kanë vjedhur atë, pra politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe opozita e sotme ne Kosovë i kanë nxjerrë në anëkand të dy Republikat, dikur me parullën e famshme “Shqipëria një euro”, ndërsa pushteti sot ua fal oligarkëve trojet shqiptare , madje don t’ua japër edhe malet e kodrat me politikën e Paketës së maleve, e ndoshta mund të nxjerrë ndonjë ligj edhe për “paketën e detit”.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe opozita politike në Kosovë me trojet e falura Malit të Zi dhe me marrëveshjen e formimit të minishtetit serb brënda Kosovës, Zajednicës; me shkatërrimet e privatizimet e pasurive dhe të ndërmarrjeve shtetërore , me përvetësimet e qindra hektarëve troje më cmime simbolike, me privatizimet dhe me përdorimin e shtetit si pronë e vegël private.
Këto që citova më sipër janë arësyet kryesore se përse e gjithë politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë së bashku me mediat e shitura dhe mercenare janë në kualicion kundër Albin Kurtit, i cili është antiteza kundër politikës së vjetër , kundër fallcomashtrimeve të pseudorilindjeve socialiste dhe e pseudoripërtëritjeve politike në Shqipëri dhe të politikës së parullave e dogmave të LDK-së e të PDK-së në Kosovë.
