TË FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti jep lajmin e madh për Vushtrrinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur një lajm të madh për qytetin e Vushtrrisë.

Përveç rikthimit të FC Vushtrria në elitën e futbollit të Kosovës, tani i gëzohet edhe një lajm tjetër të madh, do të ketë stadiumin me 4 mijë ulëse së shpejti.

“Edhe një lajm shumë i mirë për Vushtrrinë.

Derisa në fundjavë ky qytet me traditë në sport festoi kthimin e klubit të futbollit në Superligën e Kosovës, duke u shpallur kampion i Ligës së Parë, sot pasdite bashkë me ministrin Blerim Gashani hodhëm gurthemelin për jetësimin e projektit për zgjerimin dhe renovimin e stadiumit “Ferki Aliu”.

Me një investim prej afër 4.7 milionë euro, brenda afatit prej 550 ditësh kalendarike për kryerjen e punimeve, Vushtrria do të bëhet me stadium sipas standardeve të kategorisë II të UEFA-s, me kapacitet prej më shumë se 4 mijë ulësesh dhe tribuna të mbuluara në katër anët.

Urime klubit dhe futbollistëve, futbolldashësve dhe gjithë Vushtrrisë!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *