Hill: Asociacioni është test për seriozitetin ndërkombëtarë, herët për të dhënë vlerësime për takimin e radhës Kurti-Vuçiq
Hill: Asociacioni është test për seriozitetin ndërkombëtarë, herët për të dhënë vlerësime për takimin e radhës Kurti-Vuçiq
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se është ende herët për të vlerësuar rezultatin e takimit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Ai theksoi se për të pasur një vlerësim, duhet pritur edhe për bisedime të reja.
“Unë mendoj se po shkon në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse askush nuk ka rënë dakord për asgjë ende. Nuk do të doja të flas për çështje konkrete dhe afate, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 vitesh përfundimisht të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe që shumë njerëz e shohin këtë si një test nëse Bashkësia Ndërkombëtare është seriozisht e interesuar për të zgjidhur këtë çështje dhe mund të them se është. Na duhet vetëm durim”,deklaroi Hill, transmeton lajmi.net.
Ai tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë duke u përmirësuar dhe se është i kënaqur me bisedën e fundit në mes Vuçiq dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe se gjërat janë të mira në planin ekonomik.
“Për marrëdhënie më të mira është e nevojshme që të ketë sa më shumë takime në nivelin më të lartë. Kompanitë amerikane janë të pranishme në Serbi, janë kompani të klasit të parë, me teknologji moderne jo teknologji të viteve shtatëdhjetë. Vetëm në dy muajt e fundit kemi pasur vizitën e dy delegacioneve të biznesit. Atyre u pëlqen pozicioni i Serbisë në pragun e EB-së, si dhe ambiciet e saj për t’u bërë pjesë e BE-së”,tha ai për Danas./Lajmi.net/