OPINIONTË FUNDIT

Albin Kurti, etalon i patriotizmit, guximit dhe pakorruptueshmërisë!

Albin Kurti, etalon i patriotizmit, guximit dhe pakorruptueshmërisë

Korrupsioni sot ka marrë përmasat e një përbindëshi që ka kapur demokracinë, politikën, shtetin, qeverisjen, shoqërinë, drejtësinë, mediat, akademinë, arsimin, shëndetësinë etj., aq sa po bëhet një fenomen normal dhe i pasfidueshëm në Kosovë, e sidomos në Shqipëri. Dëmi më i madh shtetit, shoqërisë dhe demokracisë i vjen nga korruptimi i politikës, qeverisë, mediave dhe institucioneve të shtetit. Aq i dëmshëm është korrupsioni, saqë ai është bërë kërcënim real për sovranitetin kombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është sot model dhe etalon i ndershmërisë, pastërtisë dhe pakorruptueshmërisë, dhe prandaj ky është edhe shkaku pse i gjithë korrupsioni institucional e shtetëror në Kosovë e Shqipëri, si dhe disa politikanë ndërkombëtarë, i janë kundërvënë atij dhe punojnë për të rrëzuar qeverinë Kurti, duke krijuar lloj-lloj pengesash e krizash politike.

Kush bën punë të mira për interesin kombëtar, ai është patriot i vërtetë.

Kurti është etalon i patriotizmit dhe, prandaj, edhe miku i madh i shqiptarëve, ambasadori William Walker, i ka porositur mediat në Prishtinë që ta mbështesin Kryeministrin Kurti. Ambasadori William Walker është një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ish-shef i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili demaskoi masakrat serbe në Kosovë, kur pa kufomat e 45 shqiptarëve që u masakruan nga makineria gjenocidale serbe, gjë që mundësoi ndërkombëtarizimin e gjenocidit serb dhe i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s, duke sjellë çlirimin e Kosovës.

Ai mbetet mik i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës. Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ai u bëri thirrje gazetarëve në Prishtinë me këto fjalë: “Ju lutem, jepini kryeministrit tuaj meritat që ka, e që i ka të mëdha. Ju lutem që, kohë pas kohe, të thoni diçka të mirë për të. Në rregull? Ai po bën një punë të mirë”, ka porositur William Walker gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *