Hoxhës nga Peja ia djegin veturën, publikohen pamjet
Hoxhës nga Peja ia djegin veturën, publikohen pamjet
Një veturë është djegur e tëra në Pejë.
Hoxha nga Peja, Eroll Rexhepi ka publikuar pamje të momentit kur atij iu kishte djegur vetura në lagjen “Kapeshnicë” të qytetit të Pejës.
AI me këtë rast ka kërkuar nga autoritetet e hetuesisë dhe sigurisë në vend që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e veprës.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.
Zëdhënësi i PK-së në Pejë, Driton Rugova ka thënë se rasti po hetohet si “zjarrëvënie”.
“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugen ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie””,ka thënë ai./Lajmi.net/