POLITIKATË FUNDIT

“Njejtë janë, veç paketim tjetër”, Matoshi me akuza të forta ndaj Buzhalës e Mehmetaj

Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj analistëve Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Matoshi ka thënë se dallimi mes saj dhe tyre është se ajo, sipas saj, mbështet kryeministrin Albin Kurti për luftimin e krimit dhe çlirimin e pronave të uzurpuara, ndërsa ka akuzuar kundërshtarët se “mbështesin abuzuesit dhe krimin”.

Ajo gjithashtu ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, përdoret gazetaria për të mbrojtur “krimin dhe hajninë”, duke i krahasuar me persona që, sipas saj, janë pasuruar përmes abuzimeve.

Postimi i plotë:

A e dini ku o dallimi jem me berata, lirima e langareca tjere.

Ata jargiten para samise qe ka abuzu me toka te shtetit, une jam krah Albinit qe ka çliru toka te uzurpume.

Ata i ulen n’prehen samise qe sulmon shqiptare, une e mbeshtes Albinin qe perndjek kriminel serb.

Une njihem per çmime ne aktrim, ata njihen per çmimin e gurethyesve e per bunara.

Ata profesionin e gazetarit e perdorin me perkrahe krimin e hajnine, njejte si samia UÇK-ne e kryetarllekun m’u pasunu e abuzu.

Njejte jane, veç paketim tjeter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *