POLITIKATË FUNDIT

“Kur gazetari harron kë përfaqëson” – reagimi i Nexhmije Gjemës pas intervistës së Kurtit

Nexhmije Gjema ka reaguar pas intervistës së Kryeministrit Albin Kurti, duke kritikuar mënyrën se si po zhvillohen debatet televizive dhe rolin e gazetarëve në intervista politike.

Në një postim në Facebook, Gjema tha se problemi nis “kur gazetari harron kë përfaqëson”, duke theksuar se gazetari nuk duhet ta vendosë veten në qendër të intervistës, por të përfaqësojë publikun dhe të shtrojë pyetjet që qytetarët duan t’i dëgjojnë.

Ajo vlerësoi se intervistat humbin substancën kur kthehen në “duel nervash” apo “performancë emocionale”, ndërsa shtoi se shikuesit presin informatë dhe përgjigje konkrete nga politikanët, e jo përplasje personale mes gazetarit dhe të ftuarit.

Postimi në Facebook:

𝐊𝐮𝐫 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐧

Problemi nis kur gazetari harron që nuk është protagonisti i intervistës.

Roli i tij nuk është me e qitë veten n’qendër me: “unë mendoj… unë du… unë e di…”por me e përfaqësu publikun, me i ba pytjet që qytetari don me i dëgju.

Kur intervista kthehet në ego personale, duel nervash apo performancë emocionale, humbet substanca.

Shikuesi nuk e ndez televizorin me pa nervozën apo bindjet personale të gazetarit, po me marrë informatë e përgjigje konkrete nga Kryeministri.

Gazetari i mirë:

e kontrollon emocionin,

nuk mundohet me “fitu debat”, edhe nuk e bon veten personazh kryesor,

por e drejton bisedën me qetësi e inteligjencë.

Sepse intervista nuk është garë egosh. Është shërbim ndaj publikut.

Edhe diçka tjetër:

Derisa në intervistë me Kryeministrin tavolina i ngjan nji reklame jogurtash e kompanish telefonike,

mos pritni gazetari serioze.

Në media serioze si BBC, CNN apo Deutsche Welle ka sponsorë e branding, por jo në mënyrë që ta banalizojnë intervistën.

Te na shpesh përzihen gazetaria, marketingu, propaganda, estrada, sponsorimi…

Edhe mandej çuditemi pse publiku s’i merr seriozisht mediat!

Nejse…

Albin, lum Kosova për ty! ♥️

7 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *