POLITIKATË FUNDIT

Deputetja e Vetëvendosjes: Sulmi i Sami Lushtakut, përpjekje për frikësim politik

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Pajaziti në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka komentuar sulmin në Skenderaj ku është sulmuar një kandidat i Vetëvendosjes, Hysni Mehani.

Pajaziti ka thënë se sulmi është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Sulmi ndaj zv. ministrit dhe kandidatit për deputet, Hysni Mehani, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dhuna nuk ka vend në politikë dhe as në demokraci”, vlerëson ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se, veprimet e Sami Lushtakut janë përpjekje për frikësim politik.

“Veprime të tilla nga kryetari Sami Lushtaku vetëm sa tregojnë arrogancë dhe mungesë respekti, si dhe përpjekje për frikësim politik”, vlerëson Pajaziti.

Ajo bën thirrje që institucionet e drejtësisë të reagojnë seriozisht ndaj këtij rasti.

“Ne qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të Hysni Mehanit dhe kërkojmë që institucionet të reagojnë me seriozitet ndaj këtij rasti. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë me debat e respekt, jo me dhunë e sulme fizike”, thekson ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *