TË FUNDIT

Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’dua ta kem kryeministër

Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’dua ta kem kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pati sonte shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti.

Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”.

“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit”, thotë Musliu.

“Unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Rubikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *