Xhevat Dajaku thumbon “gjeneralët”: Titujt nuk fitohen vetëm me armë në dorë
Xhevat Dajaku përmes një reagimi ka folur për mënyrën se si, sipas tij, është fituar titulli “Gjeneral” pas luftës në Kosovë.
Ai tha se ky titull duhet të fitohet përmes arsimimit ushtarak ose sukseseve reale në luftë, e jo vetëm nga pjesëmarrja simbolike në beteja, përcjell “Bota sot”.
Dajaku përmendi humbjet dhe pasojat e rënda të luftës, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret për gradat ushtarake.
Në reagimin e tij, ai foli edhe për kontributin personal gjatë luftës, duke thënë se kishte organizuar stërvitje ushtarake dhe përgatitur të rinj për mbrojtjen e vendit.
Postimi i plotë
Nëse titulli “Gjeneral” fitohet me arsimim dhe përgatitje adekuate ushtarake — në rregull.
Nëse titulli “Gjeneral” fitohet përmes sukseseve në luftë, duke i fituar betejat dhe duke e çliruar atdheun — në rregull.
Por nëse titulli “Gjeneral” fitohet vetëm pse e ke kapur një pushkë dhe ke gjuajtur dy-tri herë ndaj patrullave të policisë, me ndonjë shkrehje arme aty-këtu, ndërkohë që janë humbur të gjitha betejat, janë përdhunuar mbi 20 mijë njerëz, janë vrarë mbi 14 mijë njerëz — prej tyre rreth 3 mijë fëmijë — dhe është dëbuar afro 90% e popullsisë, atëherë edhe unë e meritoj titullin “Gjeneral”.
Madje, unë nuk e kam lëshuar kurrë fshatin ku kam vepruar. Nuk e kam deshur kurrë uniformën e UÇK-së deri në përfundim të luftës. E kam formuar pikën e parë stërvitore ushtarake të UÇK-së në zonën ku kam vepruar, ku rekrutët kanë mësuar taktika lufte, përdorimin e armëve, sjelljen në terren dhe mbrojtjen nga helmet kimike. Kam evituar masakra në fshat dhe kam përgatitur për luftë mbi 70 djem të rinj.
Prandaj, cilitdo “Gjeneral”, përveç atyre me arsimim dhe përgatitje të mirëfilltë ushtarake, mund t’i bëj rrotë.
Xh. Dajaku
