Çun Lajçi i ashpër me Osmanin: E ke zgjedhë mënyrën ma t’gabueme për me fitu
Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj Vjosa Osmanit, duke kritikuar mënyrën e saj të të bërit politikë.
Ai e akuzoi se po përdor thashetheme dhe insinuata për të fituar mbështetje politike, në vend të debatit me argumente, përcjell “Bota sot”.
Sipas Lajçit, qytetarët e Kosovës kanë kaluar luftë, sakrifica e tradhti dhe nuk mund të binden me “përralla politike”.
Në fund, ai u shpreh se kjo formë e politikës e ka kthyer debatin publik në “cirk” dhe jo në përballje serioze politike.
Postimi i plotë
Zojë,
E ke zgjedhë mënyrën ma t’gabueme për me fitu.
Por, meqë shqiptarit kur ia thue fjalën e vërtetë, të shanë e të anatemojnë, atëherë po t’i rrahi shpatullat e po t’them:
– mirë e ke, veç ec asaj rruge që ta then qafën në kthesën e parë politike.
Se me kashe-lashe të tipit:
“ka ndejt vetëm me Vuçiqin”,
“ka kërku qëra për Bondstillin”,
e me përralla të tregut të grave, nuk merren votat e nji populli që ka pa luftë, gjak e tradhti.
Mbramë në Platonë e Kurrizit dukeshe si ato gratë që bërtasin prej ballkoneve:
– pse po ma gjuen bërllogun te dritarja… haaaa!
Çfarë mjerimi politik.
Çfarë poshtnimi publik.
Nji ish-presidente që kujton se pushteti fitohet me thashetheme kafesh e me insinuata pazari.
Pesë vjet paska heshtë “mbrojtësja e shtetit”.
Pesë vjet nuk paska folë.
E tash, kur i duhen votat, na doli me “sekrete të mëdha”, sikur Kosova qenka serial turk e jo shtet që digjet prej varfnisë, ikjes e korrupsionit.
Oh, mjerim politik!
Oh, inteligjencë fallco që e merr popullin për kope!
Ky popull mund të mashtrohet njiherë.
Ndoshta edhe dy herë.
Por kur politika zbret në nivelin e thashethemeve të mahallës, atëherë nuk kemi ma debat — kemi cirk
Ke humbë Zojë, ke humbë!
