Luan Krasniqi ka dy fjalë për kryeministrin Albin Kurti
Luan Krasniqi, legjenda e boksit botëror, ka dy fjalë domethënëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në facebook, se e drejta fiton gjithmonë.
“Zgjedhjet e tashme në Kosovë nuk është dashur të përsëriten.
Përçarja politike është e panevojshme, sepse populli ka nevojë për stabilitet, punë dhe unitet.
E drejta fiton gjithmonë. Albin Kurti punon dhe vepron për popullin e vet, ndërsa koha do t’i tregojë të gjitha.
Kosova ka nevojë për qetësi, respekt dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.
