Në listën e VV-së kandidat edhe nga Lugina e Preshevës, ja emri
Në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë edhe Ragmi Mustafi nga Lugina e Preshevës, më parë i njohur si ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Ai ka njoftuar se është bërë pjesë e garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim publik, Mustafi tha se privilegji më i madh i tij ka qenë besimi i qytetarëve dhe mundësia për t’u shërbyer shqiptarëve, duke theksuar angazhimin e tij nga Lugina e Preshevës në fusha qytetare, politike dhe institucionale.
Postimi i plotë:
Privilegjin më të madh në jetë e kam pasur gjithmonë besimin e njerëzve dhe mundësinë për t’u shërbyer shqiptarëve.
Nga Lugina e Preshevës, në çdo angazhim qytetar, politik e institucional, kam bartur me vete të njëjtin besim dhe të njëjtën përgjegjësi.
Sot, me nder të madh dhe krenari jetësore, jam pjesë e garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Faleminderit secilit për besimin, mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët.
Na priftë e mbara.
