TË FUNDIT

Presidenti kroat pret që të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur në takim kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla.Siç njofton presidenca kroate, në këtë takim Milanoviq dhe Gërvalla kanë diskutuar për marrëdhëniet Kosovë- Kroaci, dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin në Zyrën e Presidentit të Republikës, presidenti Milanoviq dhe ministrja Gërvalla-Schwartz diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe të tjera ndërkombëtare. organizatat dhe perspektivat euroatlantike të Kosovës”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit presidenti Milanoviq i ka konfirmuar ministres Gërvalla-Schwartz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të llogarisë edhe më tej në mbështetjen e fortë të Republikës së Kroacisë kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Presim që të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës”- citohet të ketë thënë Milanoviq.Tutje në njoftim thuhet se presidenti kroat ka përshëndetur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe do të siguronte një perspektivë evropiane për të gjithë rajonin.

Ndonëse ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, Kosova ende nuk njihet si e pavarur nga e5 vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian të cilat janë : Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *