POLITIKATË FUNDIT

As Vjosa Presidente dhe as Lumiri Kryeministër

Nëse themi Vjosa Osmani rikthehet në kualicion me LDK-ne, ky do të ishte injorimi dhe zhvlerësimi më i madh për LDK-në, sepse deri në këtë derexhe paska rënë LDK sa që të barazohet me një individ që nuk ka parti politike, kjo do të thotë sakrifikim i LDK-së për interesin e Lumir Abdixhikut dhe të Vjosa Osmanit, kjo do të thotë se LDK-ja ka rënë në një mjerim asfiksues politik dhe intelektual.

Vjosa Osmanin askush më nuk e konsideron palë politike, ajo me veprimet e saj më të fundit i ka bërë dëm të madh politik vetevetes. Nëse LDK-ja e pranon Vjosën në krye të listës për deputete, kjo nuk përmirëson asgjë te LDK, sepse jo vetëm antarësia por edhe drejtuesit e strukturave të LDK-së janë të pakënaqur nga ajo dhe nga akrobacitë e saj endacake si lypsaxheshë politike nga një kualicion te tjetri vetëm për interesin e saj personal.

Antarësia dhe strukturat e LDK-së janë të pakënaqura edhe nga fakti i paaftësisë së Lumir Abdixhikut, i cili automatikisht pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të fundit duhej të kishte dhënë dorëheqjen.Pra binomi Osmani-Abdixhiku kanë kapur kështu LDK-në dhe u intereson mandati i deputetit të tyre dhe mbijetesa politike dhe asgjë tjetër.Për interesin e tyre personal si Abdixhiku para një viti ashtu edhe Vjosa para dy muajsh kërkuan mbështetje nga Kryeministri i Shqipërisë.

As Lumiri, kyeministër dhe as Vjosa, Presidente nuk bëhen me 7 Qershor 2026

Në këtë listë të deputetëve nga LDK-ja , Abdixhiku tha: se do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani.Pra kjo tregon se Abdixhiku e trajton LDK-në si Sali Berisha Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe si Edi Rama atë Socialiste, pra si monopol përsonal për të zgjedhur kryetari deputetët e tij , akrabanë klanore, fisnore e partizane.Është mjerim për një parti politike që e identifikon veten dhe kur ajo personalizohet e privatizohet kaq skajshmërisht dhe antidemokratikisht nga një figurë politike dështake, ashtu si po vepron sot LDK-ja e Abdixhikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *