POLITIKATË FUNDIT

“Puç politik dhe pasuri milionëshe” – Geci ‘shpërthen’ ndaj Vjosa Osmanit me akuza të forta

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për viktimizim politik dhe përpjekje për të fshehur, sipas tij, pasurinë e krijuar gjatë mandatit presidencial.

Në një reagim në Facebook, Geci e akuzoi Osmanin për “viktimizim politik”, duke pretenduar se ajo po përpiqet të rikthejë mbështetjen qytetare përmes deklaratave emocionale dhe sulmeve ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe pretendime për pasuri të pajustifikuar, prapaskena politike dhe përçarje brenda skenës politike në Kosovë, duke ngritur pikëpyetje mbi raportet dhe veprimet e fundit të presidentes, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ish-presidentja që me lotët e dhimbjes po tenton t’i fshehë gjurmët e milionave të saj

Nga luksi dhe pasuria marramendëse te lotët publikë të Vjosa Osmani, e cila po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë politike, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për pasurinë dhe pazaret politike.

Në politikën kosovare po shohim edhe një tjetër shfaqje të viktimizimit publik nga Vjosa Osmani.

Ajo sot përshkruhet si një milionere, e cila brenda pak vitesh ka ndërtuar pasuri marramendëse dhe një jetë supër luksoze.

Hyri në postin e presidentes me pak pasuri, ndërsa për pesë vite doli milionere, me dy shtëpi milionëshe në Marigona Hill.

Sot po del rrugë më rrugë e derë më derë, duke qarë hallin e saj politik: “E desha edhe një mandat, por më largoi Albini.”

Në Ballkan, e veçmas te shqiptarët, politika shihet si biznes, përmes të cilit shumë politikanë janë bërë milionerë. Dikur ishin pa asgjë dhe sharlatanë, ndërsa sot janë bërë milionerë e “Tarzanë” të politikës.

Prandaj, largimi nga politika për ish-presidenten Vjosa Osmani dhe ish-opozitarët nënkupton largimin nga “thesi me para”.

Vjosa e “varfër “e lot në sy dhe me fjalë dramatike, ajo mundohet t’i bindë qytetarët se është tradhtuar nga Albin Kurti, sepse nuk e bëri presidente sipas dëshirës së saj.

Por realiteti, sipas kritikëve të saj, është krejt ndryshe. Qytetarët nuk harrojnë aq lehtë. Vjosa dikur u ngrit në pushtet pikërisht falë mbështetjes së Kurtit dhe votës popullore të koalicionit fitues.

Kur ajo filloi prapaskenat politike dhe, sipas pretendimeve, ra pre e interesave të huaja, nisi një puç politik kundër Albin Kurti.

Për këtë, Kurti thuhet se u informua nga burime të ndryshme, e veçmas nga deputetja e Shqipërisë Spiro Pali, e cila, sipas këtyre pretendimeve, e lajmëroi për puçin që po i përgatitej nga Vjosa Osmani, Richard Grenell, Edi Rama dhe Marko Gjuriq.

Sipas këtij rrëfimi, për këtë arsye Spiro Pali u shkarkua nga Rama dhe, rrugës nga Prishtina për në Shqipëri, para hyrjes në tunelin e Kalimashit, iu komunikua shkarkimi.

Edhe pse, sipas pretendimeve, Vjosa e kishte krijuar këtë tradhti, Kurti prapë ia zgjati dorën për ta mbajtur në skenën politike. Madje, asaj iu kërkua të siguronte vetëm 15 vota nga Lidhja Demokratike e Kosovës për vazhdimin e mandatit presidencial.

Pavarësisht dorës së zgjatur, LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku kishin vetëm 9 vota. Këtë, sipas pretendimeve, e kishte konfirmuar edhe akademiku Kujtim Shala, kur deklaroi se 15 votat e LDK-së nuk ishin për presidenten Osmani.

Kur e pa se përkrahja politike po i zbehej dhe se votat e Lidhja Demokratike e Kosovës po i mungonin, Vjosa Osmani zgjodhi sulmet dhe viktimizimin, duke qarë rrugëve se “Albini nuk e bëri presidente”.

E çorientuar dhe nën presion politik, ajo filloi të trokiste derë më derë, rrugë më rrugë e kafe më kafe, duke përqafuar këdo që i dilte përpara. Me lot, vaj dhe mallëngjim, po tenton t’ua shesë qytetarëve rrëfimet e saj si të vërtetë ,gjë që, në zhargonin popullor, i bie “me prashit ujë në det”.

Me sa duket, lotët e milioneres nuk po i bëjnë më punë, sepse qytetarët e kanë kuptuar puçin e kurdisur. Ndërkohë, ata presin përgjigje se çfarë ishte biseduar në takimin e Nju Jorkut.

Po ashtu, qytetarët kërkojnë sqarime për pasurinë, arsyetimin e shtëpive milionëshe, jetën super luksoze dhe mënyrën se si u ndërtua gjithë ajo pasuri. Ata po ashtu po shohin edhe përpjekjet për ta rikrijuar imazhin e humbur te ata që dikur i besuan dhe ia dhanë votën.

Sipas kritikëve të saj, Vjosa Osmani shkeli besimin e votuesve dhe u rreshtua përkrah figurave që ata i konsiderojnë kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, si Richard Grenell, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama, Ali Ahmeti dhe rilindasit e Shqipërisë

Paraqitja e saj si viktimë e padrejtësive politike, sipas kritikëve, është një rrenë e kulluar.

Politika kërkon përgjegjësi, transparencë dhe përballje me të vërtetën. Të vërtetën, sipas tyre, e kanë parë qytetarët e këtij vendi; prandaj, kot derdhen lotë, bëhen ankesa e propagandë pa mbulesë.

Në fund, mbetet pyetja që shumë qytetarë po e bëjnë: a kemi të bëjmë me një lidere të zhgënjyer politikisht, apo me një figurë që po përdor rolin e viktimës pasi, sipas pretendimeve, u kap në flagrancë duke organizuar puç me kampin anti-shtet të Kosovës?

Sipas këtij rrëfimi politik, për të fshehur dështimet dhe interesat personale, Vjosa Osmani sulmoi Albin Kurti dhe u rikthye te Lidhja Demokratike e Kosovës, aty ku, sipas kritikëve të saj, ishte paraparë që “nusja e Preshevës” dhe Lumir Abdixhiku të bashkonin forcat për t’i larguar nga LDK-ja figurat që ata i quajnë “kolosë të pavarësisë”.

Sipas këtij interpretimi, e gjithë kjo do të marrë përgjigjen më 7 qershor, kur votuesi do të tregojë me votë se sa vlen ky puç politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *