SPORTITË FUNDIT

Me Sanxhak nuk ua qet, ja si zmbrapsen serbët në mes të Beogradit

Skuadra nga Sanxhaku, Novi Pazari, ka shkaktuar tërmet mbrëmjen e kaluar në stadiumin ‘Rajko Mitiq’ në Beograd, duke e mposhtur Cërvena Zvezdën me rezultat 2:1 në kuadër të kampionatit serb.

Novi Pazari konsiderohet si klub i shqiptarëve në Serbi, ndërsa shpesh nuk shihet me sy të mirë nga tifozët serbë.

Klubi nga Novi Pazari vazhdimisht përballet me provokime dhe tensione sa herë luan ndaj Cërvena Zvezdës apo Partizanit.

Se me Sanxhak nuk ua qet serbëve, u pa edhe mbrëmë kur një grup i tifozëve famëkeq “Delije” zbriti në fushë dhe tentoi të afrohej drejt sektorit të tifozëve të Novi Pazarit.

Megjithatë, ata u zmbrapsën sapo panë vendosmërinë e tifozëve nga Sanxhaku, të cilët ishin të gatshëm të përballeshin fizikisht me provokatorët.

Në stadium ishte i pranishëm një numër i madh policësh, që krijuan kordon sigurie mes dy tifozërive.

Tifozët famëkeq “Delije” provokojnë nëpër stadiume, sidomos kur kanë mbështetje të madhe policore rreth vetes, siç ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar në Beograd ku ishte gardhë me Xhandarmëri.

Mediumi “Sanxhak Danas” ka shkruar:

“Pas përfundimit të ndeshjes mes Cërvena Zvezdës dhe Novi Pazarit në stadiumin ‘Rajko Mitiq’, janë parë skena që shumë shpejt u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa shumë tifozë po i quajnë ato “cirk i vërtetë në ‘Marakana’.

Në videot që po qarkullojnë në internet shihet një grup tifozësh të Cërvena Zvezdës, si “Delije”, të cilët nën shoqërimin e një numri të madh policësh zbresin drejt pistës atletike dhe nisen në drejtim të sektorit ku ishin vendosur tifozët e Novi Pazarit.

Megjithatë, sipas pretendimeve të dëshmitarëve dhe komenteve që kanë vërshuar rrjetet sociale, e gjithë situata përfundoi krejt ndryshe nga sa pritej. Kur tifozët nga Novi Pazari filluan t’i thërrisnin dhe u afruan drejt rrethojës, grupi i “Delijeve”, sipas të pranishmëve, u ndal dhe më pas u kthye mbrapa, ndërsa policia krijoi zonë ndalese mes dy palëve.

Pikërisht ky moment shkaktoi një valë të madhe reagimesh dhe talljesh në internet.

Në pamje shihet edhe një numër i madh policësh të pajisur për ndërhyrje në trazira, ndërsa disa tifozë vrapojnë përgjatë pistës atletike dhe atmosfera në stadium mbetet e tensionuar edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

I gjithë incidenti ndodhi pas fitores së madhe të Novi Pazarit ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd, gjë që duket se ka shkaktuar frustrim të madh te tifozët vendas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *