POLITIKATË FUNDIT

Pas vizitës në Hagë, Shqipe Selimi: Nuk dorëzohemi pavarësisht vonesave

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Hagë, ku prej vitesh po mbahet bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi.

Përmes një postimi publik, ajo është shprehur se, pavarësisht shtyrjeve dhe vonesave në procesin gjyqësor, familja e tyre nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lodhet.

“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë! Krenarë!”, ka shkruar ajo.

Rexhep Selimi po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Postim i plotë:

Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë!

Krenarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *