TË FUNDIT

Ora e parë e mësimit sot i’u kushtua Epopesë së UÇK-së

Ora e parë e mësimit sot i’u kushtua Epopesë së UÇK-së

Edhe ora e parë e ditës së sotme, në të gjitha shkollat e kryeqytetit, iu kushtua Epopesë së UÇK-së. Drejtoria e Arsimit angazhoi disa nga ish-pjesëtarët e UÇK-së për t`u rrëfyer nxënësve për kontributin e sakrificën e tyre e të bashkëluftëtarëve për liri.

Janë vetëm 9 vjeçar, por me shumë kureshtje e dëgjojnë mësuesen për heroizmin e komandantit Adem Jashari dhe të familjes së tij.

Njohuritë bazë për luftën e UÇK-së dhe historinë e vendit, nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, i mësojnë përmes aktiviteteve.

Ata i tregojnë edhe përjetimet e familjarëve të tyre që ishin pjesë e luftës.

Në nderim të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, në orën e parë mësimore u fol për këtë temë.

“Këta janë moshë e re dhe krejt historinë e mësojnë përmes fotografive dhe janë të gatshëm të krijojnë edhe poezi dhe ese për Adem Jasharin dhe luftën e UÇK”, tha Arbërie Rraci Sejdiu – Mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Ligjëratat për përvjetorë e festa kombëtare tashmë janë bërë tradicionale në shumë shkolla të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *