“Univers në zgjerim” – si e përshkruan Bekteshi Vetëvendosjen, çfarë thotë për PDK e LDK
Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj skenës politike në Kosovë, duke e cilësuar opozitën si të “çartallosur”.
Ai ka kritikuar LDK-në, duke thënë se partia “s’ka më zë” që nga shkuarja e HTH-së në Hagë dhe se tashmë, sipas tij, është kthyer në “patericë të PDK-së”, e mbështetur nga oligarkët dhe në pritje të rikthimit të Vjosës.
Sa i përket PDK-së, Bekteshi ka deklaruar se ajo udhëhiqet nga një kryetar “i ardhur me porosi e pa vota”, i cili, sipas tij, vepron pa drejtim dhe pret që HTH ta shpëtojë partinë.
Ndërkohë, për Lëvizjen Vetëvendosje, ai është shprehur se me Albin Kurtin në krye, është një forcë që “rritet vazhdimisht”, duke e krahasuar me një “univers në zgjerim”.
“OPOZITA E ÇARTALLOSUR KOSOVARE
LDK-ja
“LDK-ja s’ka më zë që kur HTH shkoj në Hagë. Paterica e PDK-së tani më mbështetet nga oligarkët dhe pret kthimin e Vjosës.”
PDK-ja
“PDK-ja, ka një kryetar të ardhur me porosi e pa vota, që vepron si i pa kokë, dhe mezi pret që HTH ta shpëtoj partinë dhe atë vetë.”
VV-ja
“VV-ja, me Kurtin, një ‘përbindësh’ politik, është si universi, rritet në vazhdimësi!”, shkruan ai.
