TË FUNDIT

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar seanca solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës si dhe vëllai i heronjve Adem e Hamëz Jashari, Rifat Jashari.

Në një fjalë rasti sot në Kuvend, Rifat Jashari u ka bërë thirrje spektrit politike në Kosovë që të unifikohen në mënyrë që të ndahen rrugët një herë e përgjithmonë me Serbinë.

Pas kësaj është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në 25 vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Ajo çfarë ka rënë në sy ishte se Kurti dhe Rifat Jashari kanë ecur duke u mbajtur për duar.

Dyshja nuk i kanë lëshuar dorën njëri-tjetrit, e kjo është kapur edhe në fotografi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *