OPINIONTË FUNDIT

Maqedonci takon Roland Haag gjatë vizitës në Gjermani, diskutojnë për bashkëpunimin strategjik në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Menaxhues të Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gjermanisë, Roland Haag.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë në forcimin e partneriteteve në industrinë e mbrojtjes, zhvillimin teknologjik dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu lehtësirat që ofron Qeveria e Kosovës për investime, duke përmendur potencialin e zonave industriale si dhe fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, si një avantazh i rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

“Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve strategjike dhe eksplorimit të mundësive konkrete për partneritete afatgjata, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në thellimin e partneriteteve me aleatët tanë dhe në ndërtimin e një sektori modern dhe të ndërveprueshëm të mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *