Gashi akuzon opozitën: S’po mund ta shantazhojnë Vetëvendosjen!
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, duke i akuzuar ato për qasje të “çuditshme” politike dhe për shtyrje drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Në një postim publik, Gashi ka kritikuar logjikën e opozitës, duke thënë se ato po gëzohen edhe kur, sipas tij, pritet të dalin më dobët në zgjedhje krahasuar me ato të 28 dhjetorit 2025. Ai ka theksuar se kjo qasje, sipas tij, është e pakuptimtë dhe pa kufij në “çudi”.
Postimi i plotë:
Formula e çuditshme!
Partitë opozitare të ngazëllyera e me logjikë shumë të çuditshme po dojnë definitivisht me shku në zgjedhje të parakohshme e në të cilat sa ma pak fitojnë në raport me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 / e ma pak do të fitojnë / aq ma të rëndësishme e ma të fuqishme mendojnë se bëhen!!!
Çudia e kësaj formule nuk ka kufi!
Kuuu sa të gëzuar sot janë, që janë aq të vegjël në raport me LËVIZJEN VETËVENDOSJE! të cilën Lëvizje nuk po munden ta shantazhojnë e po e lënë Kosovën pa President e vendin në zgjedhje po e dërgojnë.
