OPINIONTË FUNDIT

Presidenti të zgjedhet me Referendum nga Populli!

“Sepse vetëm referendumi shkallmon spekulimet, mashtrimet dhe manipulimet ndërpartiake politike”

Kjo do të ishte “rruga më e shkurtër” kushteteuse, ligjore dhe demokratike, përkatëssisht forma më e arsyeshme dhe më e drejtë, që presidenti i Kosovës, të zgjedhet drejtpërdrejt nga vota e ligjshme, demokratike e popullit në kuadrin e Referendumit të organizuar.

Duke qenë se ngritja e një procedure të këtillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atëherë OPOZITA e subjekteve politie, e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, nevojitet që të kërkojë NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS, në mënyrë që Presddenti i Kosovës të zgjedhet me REFERENDUM direkt nga POPULLI, jo të lihet në “mëshirën” e përfaqësuesve legjitimë të Kuvendit sipas interesave të diktuara të grupeve partiake të liderëve politikë, sikurse po veprohet tani përmes takimeve dhe taktizimeve të pozitës dhe opozitës të kyeliderëve të tyre (Abdixhiku, LDK, Haradinaj, AAK, Hamza, PDK) me kryeministrin aktual të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti për të gjetur ndonjë kompromis politik për zgjedhjen e presidenit të Kosovës. Mirëpo, deri tani, edhe pse kanë kaluar dy javë nga përfundimi i mandatit të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk kanë rënë në “ujdi”, që të propozojnë ndonjë kandidat për President.

Për të shkurtuar këtë procedurë të zgjedhjes së presidnetit nga ana e Paralamentit të Kosovës, është me interes jetik që Opozita (në vend të humbjes së kohës për të gjetur kompromis me kryeministrin Albin Kurti, të kërkojë Ndryshimin e Kushtetutës, që Presidenti të zgjedhet me votën e demokracisë së drejtpërdrejtë të POPULLIT-SOVRANIT me anë të REFERENDUMIT gjithëpopullor. Kjo do të ishte forma më e pranueshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, që do t’i mbyllte manipulimet dhe spekulimet eventuale politike të procedurës përmes votës së parlamentit sikur deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *