Kush e bllokoi me votë të fshehtë zgjedhjen e dy gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese dhe pse?
O Zot, çfarë po ndodh me Kosovën? A e meriton Kosova këtë mjerim?
Si është e mundur që opozita të rreshtohet me Listën Serbe të beogradit për të penguar zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues?
Kjo nënkupton se, pa u miratuar veprimet që i konsiderojnë si të dëmshme për atdheun, përfshirë asociacionin dhe çështjet e ekstraterritorialitetit të kishave, si dhe marrëveshjet e nënshkruara nga opozita, LDK dhe PDK, nuk do të votojnë gjyqtarët e rinj për të zëvendësuar ata që u skadon mandati.
“Arsyeja, sipas këtij këndvështrimi, është se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i miraton këto marrëveshje që janë nënshkruar dhe ratifikuar në parlament, këto dy parti rrezikojnë të mbeten në histori si të shitura dhe tradhtare.”
“Prandaj, sa herë që opozitës sonë i nevojitet mbështetje për të mbuluar ‘tradhtitë’, ajo i drejtohet Beogradit për ndihmë, me qëllim sigurimin e votave përmes Listës Serbe.”
“Sipas këtij këndvështrimi, opozitës i nevojiten gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që janë të pranueshëm për interesat që lidhen me Beogradin, ndërsa ‘tradhtitë’ opozitare që dikur u nënshkruan, sot përmes Gjykatës Kushtetuese po përpiqen t’i ruajnë dhe ta mbulojnë turpin.”
“Nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë kërkohet një organizim i madh qytetar për të shprehur vullnetin përmes votës, me një mbështetje të gjerë prej mbi 80%, që na duhet për ta dërmuar Beogradin dhe opozitën e shitur.”
Paramendoni, qytetarë të nderuar dhe ju lexues të mi: a është e pranueshme që opozita t’i drejtohet Beogradit që Lista Serbe të kthehet për të mos i votuar, gjygjtaret që atyre nuk ju përshtaten.
Opozita, me veprimet e saj të vazhdueshme, po e dëmton rëndë Kosovën për inat politik ndaj Albin Kurtit?
Nëse shkojmë në zgjedhje, duhet të organizohemi fuqishëm dhe t’u përgjigjemi me votë demokratike, në mënyrë që të mos u lëmë hapësirë manipulimi as opozitës dhe as Listës Serbe, të cilët, në vazhdimësi, punojnë dhe veprojnë kundër interesave të vendit.
