OPINIONTË FUNDIT

​Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-ministrit Peci

Faton Peci mëngjesin e sotëm, ka ndarë lajmin se Prokuroria ka hedhur poshtë kallzimin penal të LDK-së, kundër tij për grantet në bujqësi, që lidhet me kohën sa ai ishte ministër i bujqësisë.

E pas kësaj ka reaguar Prokoruria Speciale e cila ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj Faton Pecit nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Sipas Prokurorisë rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

“ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Prokuroria e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) lidhur me dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e granteve në bujqësi gjatë mandatit të ish-ministrit Faton Peci.

Ish-ministri Peci ka shkruar në Facebook se organi i akuzës nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet për ndërhyrje apo keqpërdorime në këtë proces.

Ai ka theksuar se gjatë kohës sa drejtonte këtë dikaster, janë shpërndarë rreth 360 milionë euro për mbi 130 mijë fermerë përfitues, duke shtuar se nuk është evidentuar asnjë rast i përfitimit jashtë kritereve ligjore.

“Gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë, ky institucion u reformua rrënjësisht; ishte periudha kur fermerët, për herë të parë. Nuk dhanë më haraç për të përfituar grant. 360 milionë euro të ndara për 130 mijë fermerë përfitues; nuk kishte asnjë rast të faktuar që dikush përfitoi jashtë kritereve të përcaktuara me ligj. Nga 130 mijë fermerët përfitues u “gjurmua” dhe u “zbulua” se njëri ishte vëllai i një deputeteje, por nuk u gjet asnjë dëshmi e ndikimit tim, për faktin e thjesht sepse nuk ekzistonte.”, thuhet në njoftimin e Pecit.

Ai ka paralajmëruar inicimin e kallëzimeve penale për “kallëzim të rremë” ndaj përfaqësuesve të LDK-së, përfshirë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, deputeten Hykmete Bajrami, si dhe një zyrtar tjetër të përmendur si pjesë e kësaj çështjeje.

Sipas tij, akuzat e ngritura kanë nxitur, siç është shprehur, “ terror medial” kundër tij , për më shumë se dy vjet.

Në fund të reagimit, ish-ministri ka vlerësuar se periudha e drejtimit të tij në Ministrinë e Bujqësisë ka shënuar periudhën më të ndritur të lulëzimit në bujqësi, për një çerek shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *