TË FUNDIT

25 vite nga rënia e dëshmorit të parë të Epopesë së UÇK-së, Miftar Rreci

25 vite nga rënia e dëshmorit të parë të Epopesë së UÇK-së, Miftar Rreci

Si sot, 25 vite më parë, ishte Miftar Rreci nga Llausha e Skenderajt, ai i cili ra heroikshit si dëshmori i parë i betejës së lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit, 1998.

Rreci ishte bashkangjitur shumë kohë më parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atje ku së bashku me shokët e idealit filluan dhe ndërtuan kryengritjen ndaj agresorit serb.

Ishin ditët e para të marsit 1998, kur okupatori serb rriti intensitetin e forcave të pranishme ushtarake në tërë Skenderajn, veçanarisht në fshatrat Prekaz, Polac, Llaushë ku edhe filluan sulmet ndaj familjes Jashari dhe rajonit të Drenicës në përgjithësi.

Rreziku i parë, forcave serbe do t’u vinte nga Llausha, fshat ky që po kujdestarohej vazhdimisht nga Miftari me shokë. Pikërisht në Llaushë, mëngjesin e 5 marsit, Rreci po kujdestaronte dhe po vëzhgonte situatën në zonat përreth, përfshirë këtu edhe Prekazin që ishte edhe baza e sulmit të organizuar nga forcat serbe.

Duke e kuptuar situatën, Miftar Rreci së bashku me disa bashkëluftëtarë u aktivizuan dhe dolen në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat serbe, atje ku pas nja beteje edhe ra heroikisht si dëshmor i parë i Epopesë së marsit legjendar.

Në vitin 2014, në nderim të veprës dhe kontributit të tij, u ndërtua lapidari i cili gjendet në fshtatin e tij të lindjes, atje ku shumë njerëz kujtojnë dhe lartësojnë jetën dhe veprën e tij kushtuar atdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *