Ish-komandanti i UÇK-së ngre alarmin: Pa këto kushte mos dërgoni ushtarë në luftë!
Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione jashtë vendit, duke përmendur edhe skenarin e dërgimit në Gaza.
Ai thekson se çdo vendim për dërgimin e ushtarëve jashtë vendit duhet të merret vetëm nga institucionet shtetërore dhe të bazohet në standarde të qarta të sigurisë, trajnimit, mbështetjes logjistike, mjekësore dhe juridike.
Sipas Hoxhës, pa pajisje moderne, mbështetje adekuate dhe garanci për ushtarët dhe familjet e tyre, dërgimi në zona lufte do të ishte i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm.
Shkrimi i plotë i Hoxhës:
KËSHILLA PËR ATA QË I DËRGOJNË DHE PËR ATA QË SHKOJN NË LUFTË NË GAZA !!!
A mund të dërgon Kosova pjestarët e FSK në luftë jashtë vendit (p.sh. Gaza)?
FSK mund të marrë pjesë në misione jashtë vendit, por vetëm me vendim politik (Qeveria Kuvendi)
zakonisht në kuadër të misioneve ndërkombëtare (p.sh. me NATO, OKB, apo koalicione me partnerë strategjikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Çka duhet të garantojë shteti i Kosovës sipas praktikave të shteteve të tjera për një ushtar para se ta dërgojë në front?
Një shtet serioz duhet të plotësojë disa standarde themelore:
a) Siguria dhe pajisjet
• Armatim modern dhe i testuar
• Jelek antiplumb, helmetë, mjete mbrojtëse
• Pajisje komunikimi dhe navigimi
• Mbështetje ajrore dhe logjistike (jo vetëm në letër)
Pa këto, dërgimi në front është praktikisht dërgim në rrezik të panevojshëm!
b) Trajnimi profesional
• Trajnim për luftë reale (urban, asimetrik – si Gaza)
• Stërvitje me partnerë ndërkombëtarë (sidomos me NATO)
• Simulime të situatave të rrezikshme
c) Mbështetja mjekësore:
Të vertetohet gjendja shëndetsore fizike e mentale e pjestarit që dërgohet në luftë
• Evakuim i shpejtë (MEDEVAC)
• Spitale ushtarake funksionale në zonë
• Trajtim pas kthimit (fizik dhe psikologjik – PTSD)
d) Sigurimi financiar dhe ligjor;
• Sigurim jete për ushtarin
• Kompensim i garantuar për familjen në rast rënieje
• Status i qartë ligjor (veteran, invalid lufte)
e) Mbështetja për familjen
• Pagesë e vazhdueshme gjatë misionit
• Përkujdesje sociale dhe shëndetësore për familjen
• Prioritet në punësim apo benefite për familjarët në rast sakrifice
f) Mandati i qartë politik dhe juridik
• Pse po shkon ushtari?
• Kush e komandon?
• Cilat janë rregullat e angazhimit (Rules of Engagement)?
Pa këto elemente mos të gabon dikush të niset në luftë !
Pa këto kushte ushtari mund të përfundojë në situata të paqarta ligjërisht dhe moralisht.
PRANDAJ KUJDES PER ATA QË JAN PËRGJEGJËSI ME I DËRGUE DHE SIDOMOS PER ATA QË DO TË SHKOJNË NË LUFTË NË GAZA !
