Përzierja e politikës në emërimet e kryeshefave të ndërmarrjeve publike, reagon ambasada britanike
Përzierja e politikës në emërimet e kryeshefave të ndërmarrjeve publike, reagon ambasada britanike
Përzierja e politikës në emërimet e larta në disa ndërmarrje publike e kanë shqetësuar Ambasadën Britanike në Kosovë.
Një reagim i tillë që nuk vjen për herë të parë, ndodhi pas emërimit të ish-kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka në krye të Ibër Lepencit dhe ish-asamblistit të LDK-së, Fisnik Osmani si kryeshef i Termokosit.
Nga Britanikët përmenden edhe raste tjera, disa prej të cilave thuhet se janë në proceset që janë dukë u zhvilluar, duke pritur nga qeveria të rikonfirmojë përkushtimin ndaj emërimeve.
Andaj, kërkohet që konkurset të kthehen në pikën zero.