OPINIONTË FUNDIT

Gacaferi: Krahu i Isës dominon LDK-në – paralajmërimi për Vjosën dhe të tjerët

Anëtari Luan Gacaferi ka reaguar ndaj deklaratës së Hykmete Bajrami lidhur me Vjosa Osmani dhe zhvillimet në Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Përmes një postimi, Gacaferi ka cituar deklaratën e Bajramit, duke theksuar se përplasjet brenda LDK-së kanë nisur herët dhe se krahu i Isa Mustafa vazhdon të ketë ndikim të madh brenda partisë. Ai gjithashtu ka përmendur edhe rezultatin e Lumir Abdixhiku në zgjedhjet e fundit, duke sugjeruar se sfiduesit e këtij krahu përballen me vështirësi politike.

Postimi:

“Hykmete Bajrami: “Vjosa Osmani, nuk ka qenë në studime jashtë vendit që gjashtë vite, që me u kthy aq lehtë”

E hapi luftën akoma pa shkue Vjosa në LDK, po sidoqoftë krahu i Isës është akoma i fortë brenda LDK’së dhe vështirë e ka dikush atje të mbijetoj! Ju e pat se si e djegën Abdixhikun në zgjedhjet e fundit dhe do djegin secilin qe nuk është krahu i Isës në LDK!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *