BOTAPOLITIKATË FUNDIT

Prej dy mijë shkencëtarëve, kosovarja deI më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca pIanetare

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare ‘Lunnar and planetar science conference’, këtë vit spikati një emër nga Kosova.

Shkencëtarja e re, Pranvera Hyseni, mori pjesë për herë të tretë në këtë ngjarje prestigjioze, ku mblidhen mbi 2000 studiues nga e gjithë bota për të prezantuar kërkimet e tyre.

Hyseni pati mundësinë të prezantojë punën e saj shkencore në skenë, duke theksuar se për të, krenaria më e madhe nuk ishte vetëm prezantimi i studimit, por fakti që përfaqësonte Republikën e Kosovës.

“Për mua krenari e madhe nuk është të dal në skenë e të tregoj vetëm për asteroidin, por të dal e të prezantohem prej Republikës së Kosovës. Edhe ne të Kosovës mundemi t’i tregojmë NASA-s për astronomi”, deklaroi Hyseni në një video të ndarë në TikTok.

Në përfundim të konferencës, u ndanë çmime për prezantimet më të mira, ku Pranvera u vlerësua me çmimin “Best Oral Presentation”, duke u renditur ndër më të mirat në mesin e mijëra shkencëtarëve.

Në mesazhin e saj motivues, ajo iu drejtua studentëve në Kosovë duke i inkurajuar të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave.

“Mos u ndalni dhe mos u frikësoni që jeni nga Kosova. Para pesë viteve kam qenë në livadhe duke ruajtur lopët, ndërsa sot konkurroj me shkencëtarë të NASA”, tha ajo.

@prankie45687 Nuk jam ndje kurrë kaq e përmbushur. Faleminderit për krejt dashninë dhe mbështetjen që ma keni dhënë ndërvite. Ju dua! 🫶🏻🪐☄️🔭 🇽🇰🇺🇸 #astronomywithpran #phdcandidate #celestron #ucsc #NASA ♬ original sound – AstroPran

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *