ROZËTË FUNDIT

Megan Fox tërheq të gjithë vëmendjen me fustan super të ngushtë

Megan Fox bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me një fustan shumë të vogël sateni gjatë pjesëmarrjes në një pas-parti të Oscars plot me yje.

Aktorja 39-vjeçare u pa duke dalë nga festa post-Academy Awards e Jay-Z dhe Beyoncé të hënën herët në mëngjes.

Fotografitë e siguruara nga The U.S. Sun tregojnë Megan duke qëndruar jashtë një SUV-je të zezë, e veshur me një fustan të zi sateni ngushtues që nxirrte në pah format e saj, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”.

E njohur për stilin e saj tërheqës dhe provokues, ylli i Transformers kompletoi look-un me çorape të zeza mbi gju, një garter, taka me rripa të zeza, një qafore dhe syze të zeza dielli. Ajo mbante flokët e saj të gjatë dhe të errët të lëshuar në valë ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes në Los Angeles.

Megan së fundmi u rikthye në Instagram pas fshirjes së të gjithë përmbajtjes së saj në dhjetor 2024, pas njoftimit të shtatzënisë. Modelja ndau disa fotografi provokuese nga një fotosesion i ri, ku vishte pantallona të shkurtra të zeza, një sytjena të zezë dhe çizme prej lëkure të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *