Gjenerali shqiptaro-amerikan: Vjosa kishte një mision në Washington!
Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka ndikuar në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Maralushës, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington, Osmani kishte si qëllim largimin e Kurtit nga pushteti, pasi – sipas tij – ai po pengonte përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai shtoi se çdo shpjegim tjetër nga ana e saj është “rrenë e kulluar”.
“Rrena i ka këmbët e shkurtra; çdo rrenë del në shesh”, shkroi Maralusha në postimin e tij.
Postimi i tij në Facebook:
Vjosa është shkaktare për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit dhe e mbështetur nga qarqe në Washington. Kur Vjosa erdhi në Washington herën e fundit, ajo erdhi me një detyrë – si ta rrëzojë atë. Atje u prit me krahë hapur, sepse kishte edhe një ekip që mendonte të njëjtin projekt: Albin Kurti duhet të largohet, sepse po pengon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky ishte qëllimi i Vjosës. Çdo shpjegim tjetër nga ana e saj është rrenë e kulluar.
Rrena i ka këmbët e shkurtra; çdo rrenë del në shesh.
