Halil Geci: Kush nuk përkulet, e ndërton Kosovën – lavdëron Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën
Veprimtari Halil Geci ka vlerësuar qëndrimin e palëkundur të Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës sot kërkojnë udhëheqës të fortë që vendosin interesin e vendit mbi çdo presion politik.
Ai shton se guximi dhe përkushtimi ndaj sovranitetit janë themeli i lidershipit të vërtetë dhe se Kosova nuk ka nevojë për udhëheqës që përkulen.
Postimi i plotë:
KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR UDHËHEQËS QË PËRKULEN
Por për burra dhe gra që mbrojnë atdheun si Albin Kurti dhe Donika Gërvalla
Në një kohë sfidash të mëdha politike dhe presionesh të shumta, qytetarët e Kosovës kan gjetur udhëheqës të fortë, të vendosur dhe të palëkundur. Qëndrimi i Albin Kurti dhe Donika Gërvalla tregon se dashuria për atdheun dhe guximi politik mund të ndërtojnë një shtet të fortë dhe të drejtë.
Qytetarët e Kosovës panë qëndrimin e tyre të palëkundur – një dëshmi e vërtetë e dashurisë për atdheun dhe guximit që lind nga integriteti dhe përkushtimi ndaj vendit.
Sovraniteti nuk është në shitje! Qëndrimi i tyre po i tmerron opozitën, Edi Ramën, Grenellin dhe të gjithë mbështetësit e amanetit të Rankoviçit dhe nënshkruesit e marrëveshjeve të damshme. Votuesit e Kosovës e panë qëndrimin e tyre – dhe bota e sheh: te këta nuk ka cili të frymëzohet nga mili!
Në historinë e çdo shteti vjen një moment kur provohen udhëheqësit: a janë ata të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre apo të përkulen para presioneve? Sot, kjo pyetje është më aktuale se kurrë për Kosovën.
Karriera politike e Albin Kurtit është shoqëruar me përballje të vazhdueshme me presione, kritika dhe sfida. Megjithatë, qëndrimi i tij i palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës mbetet i pandryshuar. Përkrahësit e tij e shohin atë si një lider që nuk e sheh pushtetin si privilegj personal, por si detyrë për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.
Historia e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificë dhe rezistencë. Prandaj, udhëheqësit duhet të reflektojnë këtë frymë: guxim, përgjegjësi dhe besnikëri ndaj atdheut. Shtetet nuk ndërtohen me kompromise që cenojnë dinjitetin e tyre, por me vendosmëri, integritet dhe njerëz që mbrojnë interesin e vendit mbi çdo gjë tjetër.
Qëndrimi i Albin Kurtit dhe Donika Gërvalla është shembulli i lidershipit që kërkojnë qytetarët e Kosovës. Ata tregojnë se udhëheqësit e vërtetë nuk frikësohen nga sfidat, nuk i përkulen presioneve, dhe vendosin interesin e vendit mbi gjithçka.
Kosova ka nevojë për udhëheqës të tillë – dhe qytetarët e saj e panë këtë, dhe bota po e sheh.
