OPINIONTË FUNDIT

A do të penalizohen deputetët që bojkotojnë seancat e Kuvendit?

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë të detyruar të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, e veҫanërisht tek ato vendimmarrëse.

Paraqitjen e tyre në Kuvend e thotë edhe Ligji për Statusin e Deputetit.

“Ligji Nr. 04/L-041 për Statusin e Deputetit të Kuvendit të Kosovës përcakton të drejtat dhe detyrimet e deputetëve, përfshirë pjesëmarrjen në seanca. Deputetët kanë detyrë të marrin pjesë aktivisht në punimet e Kuvendit dhe komisioneve”, thotë ligji.

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës në përpjekje për të zgjedhur Presidentin e vendit, deputetët e opozitës bojkotuan sallën duke pamundësuar kështu edhe zgjidhjen e kësaj ҫështje.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu iu bëri thirrje disa herë deputetëve opozitarë të paraqitën në seancë, mirëpo seanca u detyrua të mbyllet vetëm me deputetët e pozitës.

Por, a mund të penalizohen deputetët të cilët mungojnë nëpër seanca të Kuvendit, sidomos ato vendimmarrëse?

Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ ka folur politologu dhe njohësi i politikës, Fahredin Majkovci. Ai vlerëson se pjesëmarrja e deputetëve në seanca të Kuvendit shihet në dy pikëpamje.

ImageFahredin MajkovciFoto galeri
“E para, si e drejtë politike. Mospjesëmarrja në një seancë të caktuar mund të jetë shprehje e një vullneti politik, si pjesë e veprimit parlamentar të opozitës apo të grupeve politike. Deputeti ushtron mandat të lirë dhe personal, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, prandaj ai nuk mund të detyrohet juridikisht të marrë pjesë apo të votojë në një seancë të caktuar. Si rrjedhojë, mosprania në seancë si formë proteste apo bojkotimi konsiderohet mjet legjitim i veprimit politik parlamentar”, thotë ai.

Ndërsa thotë se varet edhe nga aspekti administrativ dhe financiar.

“Kur mungesat ndodhin në mënyrë të përsëritur dhe pa arsye të justifikuar, ato mund të trajtohen si neglizhencë ndaj detyrës parlamentare. Për këtë arsye, rregullat e brendshme të Kuvendi i Kosovës, të përcaktuara në Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës dhe në vendimet administrative për kompensimet e deputetëve, mund të parashohin masa financiare, si mos pagesa e kompensimit apo mëditjes për seancat në të cilat deputeti mungon pa arsye të arsyeshme, pa cenuar në asnjë rast mandatin e tij përfaqësues”, thotë analisti Majkovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *