Dosti drejton pyetje publike: A i është ofruar Vjosa Osmanit një post në Shqipëri?
Gazetari dhe analisti politik Adriatik Riza Dosti ka publikuar një reagim kritik në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe duke ngritur dyshime për deklarata dhe prapaskena politike në Prishtinë.
Në postimin e tij, Dosti akuzon Osmanin se po “shpif dhe fajëson vazhdimisht” kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për zhvillimet politike në vend. Ai gjithashtu pretendon se pranë Presidencës në Prishtinë një “mik” i ka bërë presidentes një ofertë politike, duke i thënë se do t’i ketë “dyer e dritare të hapura” në një rol të lartë shtetëror në Shqipëri, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në politikën e Kosovës.
Dosti i kërkon Osmanit të sqarojë publikisht nëse këto biseda janë të vërteta apo thjesht “llafe pazari”, duke theksuar se sipas tij opinioni publik meriton transparencë.
