OPINIONTË FUNDIT

Përçarja e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit ka për qëllim përmbysjen e kësaj Qeverie të Albin Kurtit!

Prandaj, gjatë kësaj kohe të masës pezulluese të Gjykatës Kushtetuese deri më 31 mars, Albin kthehu e bisedo me Vjosa Osmanin, në mënyrë që t’i harmonizoni pikëpamjet, qëndrimet dhe parimet e juaja lidhur me udhëheqjen e mëtejme të përbashkët të Kosovës, sepse hëpërhë ju jeni ndër figurat kryesore politike dhe diplomatike për shpëtimin e Kosovës nga Serbia dhe, nga armiq të tjerë, të cilët, këto ditë (4 mars), kur dështoi zgjedhja e kandidatëve për presdentë të Kosovës, shpaluan flamujt e përçarjes ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani. Ndonëse, krejt spontan, ky ishte testi më serioz, që vuri në dukje PËRÇARJEN mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit. KY test nxori në sipërfaqe të gjithë armiqtë e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. Prandaj, kuptoi se Kosova nuk bën të udhëheqet pa ju të dyve. Bashkohumi sa më shpejt, se ndryshe, PËRÇARJA, do t’iu lërë pasoja të mëdha sot, dhe në të ardhmen. Mendoni edhe për PLEBISHITIN E ARDHSHËM së bashku me Vjosa Osmanin, jo me ndonjë karagjozët e korruptuar dhe të kriminalizuar, që Kosovën e futën në “xhepat” e tyre qe 30 vjet.

S’ka “tradhti” mes Kurtit dhe Vjosa Osmanit !

Një “tradhti” e tillë e shpifur nuk ka ndodhur, sepse as de fakto e as de jure Albini dhe Vjosa nuk kanë pasur kurrfarë kontrate private, (sekrete), se pas përfundimit të mandatit të parë të Vjosës, Presidencën e merr Vetëvendosja. Rrjedhimisht, në asnjë kuptim nuk ka vend atribuimi i “tradhtisë” Vjosa Osmanit, kur dihet qartas procedura ligjore dhe kushtetuese e zgjedhjes së Presidentit. Këtu, s’ka çfarë të hidhërohen as Vjosa e as Albini, fiton ai që ka votat nga Parlamenti. Në rastin koknkret, Parlamenti dështoi më 5 mars, nuk ia procedoi kandidatët e zgjedhur nga Parlamenti (sepse nuk kishte kuorumin), dhe presidentja, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, shpërndau Parlamentin. Ky vendim jurdiko-ligjor kushtetues nuk mund të cilësohet si “akt tradhtie”, sepse është bërë në mënyrë transparente para gjithë opinionit publik .

Vjosa ka të drejtë të rizgjedhet Presidente

Mirëpo, Kërkesa e saj për rizgjedhje presidente e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk do të thotë “tradhti’, ashtu siç po shpif “kolona e pestë” filoserbe dhe filoruse ( matrapazët, hyzmeqarët, servilë, kuislingë të paguar dhe të papaguar nga Serbisë dhe nga Rusia etj…) armiqtë e Kosovës, me qëllim që të fusë “thikën përçarëse” mes dy figurave kryesore të suksesshme të udhëheqjes së Kosovës: Albin Kurtit (kryeministër) dhe Vjosa Osmanit (presidente).

Në këtë kontekst, lind pyetja, pse gjatë ushtrimit të detyrës 5-vjeçare në postin e Presidentes, deri më tash, kur po i skadon afati (5 prill 2026), askush nuk e foli se gjoja Vjosa Osmani “kishte bërë tradhti ndaj Albinit”? !

PO, sikur Vjosa Osmani ta kishte “tradhtuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky mirëfilli nuk do të heshte 5 vjet, por do ta kishte “denoncuar” në momentin e duhur të ndodhjes së asaj “tradhtie”, jo të “bashkëjetonte” me të, gjoja se nuk ka ndodhur asgjë !

Krejt normale, Albini dhe Vjosa mund të kenë pasur edhe mospajtime për çështje të caktuara të qeverisjes dhe drejtimit të shtetit, por assesi nuk ka pasur “tradhti” mes tyre, siç po gënjejnë vagabondët nasradinianë të financuar majshëm nga Vuçiqi dhe nga Putini etj. me qëllim që sa më parë ta përmbysin pushtetin e përbashkët të tandemit Albin Kurti – Vjosa Osmani.

Demonizimi i Vjosa Osmanit, është arma më e fuqishme për shpartallimin e politikës dhe të diplomacisë së Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti

Prandaj, Albin Kurti e ka për detyrë, që me çdo kusht ta mbrojë Vjosa Osmanin sikurse deri tani, ngaqë ajo në fokus ka objektivat prioritare strategjike, politike dhe diplomatike të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti në mbrojtjen e interesave vitale të Repubikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Pradnaj, kryeministri Albin Kurti nëse do që të jetë i sukseshëm, edhe në këtë mandat, patjetër, duhet ta kursej (moralisht, ligjërisht dhe me kushteutë) Vjosa Osmanin, duke i dhënë shans, që të rizgjedhet Presidente e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Prandaj, mos bini “viktima” të propagandës antishqiptare të Beogradit dhe të Moskës me ekspoziturat” e tyre sllavo-bizantine (Danub – Gjibraltar).

Vjosa Osmani është me Albin Kurtin dhe me Donld Trumpin, o Albin Kurti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *