OPINIONTË FUNDIT

Nezir Kraki tregon kush është fajtori për tokat e Manastirit të Deçanit

Deputeti Nezir Kraki ka reaguar lidhur me debatin për tokat e Manastirit të Deçanit, duke thënë se kjo çështje po përdoret padrejtësisht për të sulmuar kryeministrin Albin Kurti.

Kraki theksoi se Kurti nuk ka qenë në pushtet kur është marrë vendimi dhe se nuk ka pasur mundësi të zhbëjë një vendim përfundimtar të Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi Komunën e Deçanit, e cila, sipas Krakit, nuk është kujdesur ose nuk ka guxuar të merret me këtë çështje, duke lejuar që afatet gjyqësore të kalojnë në favor të manastirit.

Ai shtoi se është e padrejtë që Kurti të akuzohet për këtë çështje, duke theksuar se fajtorët për këtë rast dhe për çështjen e Asociacionit tashmë dihen.

Postimi i plotë:

Kjo tema e tokave te Manastirit n’Deçan eshte arma me e lodhte qe mundesh me ia drejtu Albin Kurtit.

Ky as s’ka qenë n’pushtet kur u be ajo marrezi as s’ka pase gjasa me e zhbë nje vendim definitiv te Gjykates kushtetuese.

Krejt e dime qe fajin e ka Komuna e Deçanit qe nuk eshte brengos ose s’ka guxu me u brengos per ate pune dhe ka leju qe afatet e Gjykates me kalu ne favor te Manastirit. Nga pakujdesia ose nga lakmia une nuk e di por e di qe s’ka turp me te madh sesa akuzat ndaj Albinit per kete çeshtje.

Keshtuqe, mos u lodhni kot se ajo pune ka shku e fajtori dihet sikur per Asociacionin qe dihen fajtoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *