“Letra që firmosi me padronin Vuçiq, tradhti kombëtare”- Berisha: Rama premtoi pasaportën europiane, tani garanton atë serbe!
Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi këtë të premte konferencën me gazetarët në selinë blu.
Berisha u ndal te letra e Ramës në bashkëpunim me Vuçiç drejtuar Bashkimit Europiane. Sipas Berishës, kjo është një tradhti e lartë kombëtare.
Më tej, Berisha theksoi se qëllimi i PD-së nuk është vetëm largimi i Ballukut, por vetëm ai i Edi Ramës.
Berisha: Edi Rama i aftë të bëjë gjithçka në shkelmimi të interesit të shqiptarëve. Letra e hapur që firmos me padronin Aleksander Vuçiç, me të cilin shqiptarëve që u premtoi pasaportën europiane garanton pasaportën serbe meriton të ndëshkohet si tradhti e lartë kombëtare. Data 12 është data e kryengritësve paqësore shqiptarë në të cilën do mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Kryengritja paqësore e qytetarëve shqiptarë ka synim madhorë shpëtimin e shqiptarëve nuk ky regjim. Asnjë Lubi as 10 lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritje. Është largimi i Edi Ramës me urgjencë nga pushteti. 1 dhe vetëm 1. I pangecioueshëm. Ka 0 legjitimitet në pushtet. Kam bindjen se qytetarët janë më të vendosur se kurrë. Data 12 është dita e tyre.
