OPINIONTË FUNDIT

Manxhuka – Presidencës: Nëse keni dyshime ejani në LVV, do t’ju japim 33 nënshkrime

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi që nga Presidenca e kanë mohuar se Lëvizja Vetëvendosë ia ka ofruar presidentes Vjosa Osmani 30 nënshkrime për të plotësuar kushtin për të kandiduar edhe për një mandat.

Në një status në rrjetin social Facebook, Manxhuka i është kundërpërgjigjur këshilltares së presidentes, Learta Hollaj, e cila e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci se ia kanë ofruar Osmanit nënshkrimet e deputetëve.

“Nëse shefja e zyrës së presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyrat e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Në një postim në Facebook, këshilltarja e presidentes, Hollaj, ka thënë se kjo është gënjeshtër.

“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka thënë këshilltarja Hollaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *