OPINIONTË FUNDIT

Shkruan Kimete Berisha: Albin Kurti nuk krijon heroina

(S’ka bashkë përgjithmonë.)

Do të ishte palidhje, apo “lidhje e dyshimtë”, nëse Albin Kurti do ta propozonte Vjosa Osmanin për Presidente.

Pse do ta bënte këtë?
Çka e ka Vjosa Osmanin?
Çka i duhet Vjosa Osmani dhe pse do të luante rolin e menaxherit të saj?
A i ka gjë borxh?

Sa herë hidhërohej, Vjosa Osmani herë thoshte se Albin Kurti është “Chavez”, herë se “Albin Kurti po luan bixhoz me aleatët”.

Unë s’e kuptoj as pse përmendet Vjosa Osmani për mandatin e dytë.
Kush ia jep mandatin?
Pse t’ia japin mandatin?

S’është me rëndësi a është “e mirë apo e keqe”.
Pyetja është: pse?
Kush, çfarë arsye ka ta qorosë kaq fort?

Dhe pse presin nga Albin Kurti ta mandatojë Vjosa Osmanin?
Kjo, ose është provokim, ose naivitet në nivel kombëtar.

Albin Kurti nuk mund ta lidhë të ardhmen e tij me Vjosa Osmanin.
As anasjelltas.
Sepse rolet janë të ndara dhe legjitimiteti nuk transferohet si pronë private.

Nuk ka “bashkë përgjithmonë”.
Ka vetëm legjitimitet që fitohet dhe humbet.

Nëse Albin Kurti do ta propozonte Vjosa Osmanin për mandatin e dytë, do ta “pranonte” se ajo ka qenë presidente e tij.
Dhe kjo as s’është e vërtetë, as është serioze; është qesharake, sepse ajo as që është sjellë si Presidente.

Vjosa Osmani është e pasur.
I ka inspektuar shtëpitë e saj në lagjen luksoze me truprojet e presidencës.
Ajo ka shëtitur në parkun e qytetit me truproje.

Asaj i lumtë për talentin, por tash po kërkon mandat nga një kryeministër që… jeton me qira.
Është absurde dhe s’është e natyrshme që dikush të të falë mandat pa asnjë arsye.

Vjosa Osmani, për shkak të moshës së re dhe karakterit materialist, si dhe kokëfortësisë, ka qenë grindavece dhe konfliktuoze.
E ka pasur stil t’u turret me padi gazetarëve që ia kanë “përmendur” emrin, siç nuk i ka pëlqyer asaj.

Pra, s’po them që ajo s’është për politikë; po them që është për ekzekutiv.

President… ndonjë njeri i urtë (nëse ekziston), fjalëpak, që mendon dy sekonda para se të përgjigjet;
dikush i ngopur me xhingla-mingla.
Si Presidenti i Shqipërisë, që as emrin nuk ia di… aq i matur që është.

Pra, Albin Kurti nuk mund të krijojë heroina, sepse politika nuk krijon heronj.
Nëse s’është kështu, skena për ty, Presidente: urdhëro.

P.S.
You bring out the most of me
The part I lost in tragedy
And when you look, you look so deep
You wake the soul I put to sleep

AUTOKRITIKË: Mbledh mend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *