Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së
Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së
Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.
“Gjykata në këtë përfundim ka ardhur pasi që duke u bazuar në Ligjin për Prokurim Publik me nr. 2003/17 i vitit 2008, i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes se kontratës, me nënshkrimin nga zyrtari i prokurimit të PTK-se dhe përfaqësuesi i ‘Amdocs’ kontrata hynte ne fuqi ndërsa nënshkrimi nga kryeshefi Shyqri Haxha nuk kishte kurrfarë detyrimi për PTK-në.”-thuhet në Aktgjykim.
Në fjalën e tij në seancën e fundit, Haxha ka deklaruar se ndaj tij është bërë përndjekje politike.
Pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, palët kanë të drejtë ankesa brenda 30 ditë përmes kësaj Gjykate në Gjykatën e Apelit.