A kanë nisur bisedimet me partitë e tjera për presidentin? Flet Arbërie Nagavci
Deputetja Arbërie Nagavci nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i saj politik ende nuk ka nisur konsultimet me partitë e tjera parlamentare lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Sipas saj, aktualisht prioritet mbetet përmbyllja e disa proceseve të rëndësishme institucionale, përpara se të hapen diskutimet për këtë post të lartë shtetëror.
“Është e rëndësishme që të finalizohet çështja e buxhetit.
Nesër është është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha Nagavci.
