TË FUNDIT

Mustafa: Këto janë dy argumentet që tregojnë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”

Mustafa: Këto janë dy argumentet që tregojnë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë dy argumente që dëshmojnë se kryeministri aktual, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin.

I pari, sipas Mustafës është fakti se ai nuk ka ndërmarrë veprime për anulimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së vitit 2013 që e obligon Kosovën ta bëj Asociacionin, shkruan lajmi.net.

I dyti, siç thotë ai, është fakti se ai “pa bërë zë” e ka pranuar planin franko-gjerman, e i cili në pikën 10 thotë se palët pa asnjë kundërshtim do të implementojnë marrëveshjet e kaluara.

“Janë dy argumente se Kurti e ka pranuar Asociacionin (Zajednicën). E para se ai nuk ka marrë veprime për anulimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2013, i cili e obligon Kosovën ta bëjë asociacionin; E dyta se e ka pranuar, pa bërë zë , dokumentin franko -gjerman, në të cilin pika 10 thotë se palët pa asnjë kundërshtim do të implementojnë të gjitha maarrëveshjet. Aq më keq ka pranuar vet-menaxhim të serbëve në Kosovë. Asnjë dokument për Asoacionin nuk parasheh vetmenaxhim të një etniteti, çfarë parasheh dokumenti i përqafuar nga Kurti?”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar planin franko – gjerman, mirëpo që nuk ka vënë nënshkrim në të.

Arsye për këtë, sipas Kurtit është fakti se ka pasur fillimisht hezitim nga pala serbe për ta bërë një gjë të tillë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *