OPINIONTË FUNDIT

Tërmeti 9.5 i rihterit, me epiqendër në sallën e gjyqit në Hagë, e nxori l*****q Thaçin

Deklaratat e avokatit të Thaçit në Hagë i heqi dilemat dhe u zbulua se Thaçi ishte shpiun Francez

Tërmeti 9.5 shkallë i Rihterit, që dridhi UÇK-në dhe Kosovën me epiqendër në sallën e gjykatës në Hagë, pas deklaratës së avokatit të Hashim Thaçit, ishte tronditës. Kur avokati i tij tha se Hashimi kishte qenë agjent i shërbimeve sekrete franceze, kjo u përjetua si një deklaratë tmerruese.

Ajo që tha avokati i tij në Hagë hoqi dilemat se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e UÇK-së, por, sipas pretendimeve, punonte për shërbimin sekret francez si kontraktues i interesave serbe.

Sipas këtij interpretimi, një tradhtar ishte trajnuar nga shërbimi francez dhe ai i UDB-së për t’u vendosur në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të shtetit, me qëllim që të dëmtonte dhe shkatërronte atdheun.

Kjo ka qenë e ditur për shumicën e shqiptarëve, me përjashtim të rrethit të ngushtë të milionerve të tij, që nuk donin ta dinin.

Ajo që u tha në Hagë nga avokati i tij vetëm sa i forcoi këto bindje dhe, për shumëkënd, hoqi dilemat që kanë ekzistuar prej kohësh.

Avokati i tij në Hagë ka nxjerrë në pah dyshime serioze mbi rolin e tij në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të shtetit. Sipas këtij këndvështrimi, përmes lidhjeve me shërbime të ndryshme, Thaçi, me ardhjen e tij në krye të UÇK-së dhe në poste të rëndësishme të shtetit, ka dëmtuar interesin kombëtar.

Hovin e këtij tradhtari e ka ndalur vetëm Amerika, sepse përndryshe ai do ta shkatërronte dhe do ta digjte mundin dhe gjakun e Dardanisë. Ajo qfar u tha në Hagë, për mua, ishte vula e një tradhtari të kalitur dhe të ardhur si spiun i shërbimeve sekrete franceze për ta dëmtuar dhe tradhtuar Dardaninë.

Kjo nuk e godet vetëm një figurë, por vetë besimin dhe historinë e luftës çlirimtare që ka bërë UÇK-ja, pa e ditur se në krye të saj, sipas këtij interpretimi, ka qenë një person i lidhur me shërbime të huaja.

Më vonë u pa se KFOR-i francez, që patrullonte Mitrovicën e Veriut, zbatonte marrëveshjet me përpikëri, duke lejuar që serbët lokalë të vrisnin dhe të shpërngulnin të gjithë popullsinë shqiptare të veriut.

Pas kësaj tragjedie, në kohën e paqes, u vendos guri i megjes mbi urën e Ibrit, dhe Thaçi doli në media dhe tha: “Fatkeqësisht, veriu është i ndarë.”

Ky tradhtar jo vetëm që ka dëmtuar atdheun, por ka tradhtuar edhe shokët e tij, të cilët sot i ka pranë vetes në Hagë. Ai po përpiqet, sipas perceptimit të shumë njerëzve, që krimet e tij t’i faturojë shokëve të tij, përfshirë edhe figura si Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe shumë tjerë që do i marri Haga !

Ai që ka përmbysur besimin e atdheut dhe sakrificën e gjithë Kosovës, e në veçanti të atyre që ia kanë dhënë bukën dhe të cilët i ka tradhtuar, janë Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari, si dhe luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj.

Kjo tradhti ka emër: emri i tij është Hashim Polari.

Jam i bindur se Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shokuar (tmerruar) kur e kanë dëgjuar kujt i kanë besuar dhe me kë kanë punuar.

Ajo që u dëgjua në sallën e gjyqit në Hagë jep të kuptohet se Hashim Thaçi nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, por ka punuar për shërbimin sekret francez në interes të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *