OPINIONTË FUNDIT

“Momenti më vendimtar që nga pavarësia” – Thirrja e fortë e Milaim Nelës për Presidentin e ri

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, vëmendja politike në Kosovë po përqendrohet te sfida e radhës: zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Në një reagim në Facebook, Milaim Nela thekson se kjo legjislaturë, së bashku me ekzekutivin dhe kreun e ardhshëm të shtetit, përballen me një nga momentet më vendimtare që nga shpallja e pavarësisë, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova ndodhet përpara proceseve kyçe si përmbyllja e dialogut me Serbinë, çështja e Asociacionit, integrimi i plotë i veriut dhe avancimi drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës dhe NATO.

Në këtë kontekst, Nela vlerëson se vendit nuk i nevojitet një president formal apo simbolik, por një personalitet me peshë politike, aftësi të forta negociuese dhe njohje të thellë të skenës kombëtare e ndërkombëtare, që do ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet në sfidat që e presin.

Postimi i plotë

Tani që Kuvendi filloi punën normalisht e qeveria u zgjodh sfida e Kosovës është zgjedhja e Presidentit të Republikës!

Kjo Legjislaturë e Kuvendit, Qeveria e Kosovës dhe Presidenti kanë sfidën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë!

Kosova duhet të përfaqësohet nga më të mirët e saj për ta përmbyllë dialogun me Serbinë, sagën e Asociacionit, integrimin e plotë të Veriut të Kosovës e sfidat e anëtaresimit në organizatat ndërkombëtare!

Imediate është anëtarësimi në Këshillin e Europës e NATO!

***

Në këtë këndvështrim Kosovës nuk i duhet një president dekorativ apo kukull pa vlerë siç e ka Shqipëria por një personalitet me staturë e fibër të fortë politike, negociator i zoti e njohës i shkëlqyer i labirinteve të politikës kombëtare e ndërkombëtare!

Kosova duhet të ketë në linjën e parë të përfaqesimit të institucioneve të saj bijtë dhe bijat më të mira të sai!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *