Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës
Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës, ku Skënderbeu bashkoi pjesën më të madhe të aristokracisë arbërore nën një aleancë ushtarake e diplomatike të udhëhequr nga ai, me qëllim kryesor mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtimi osman.
Kuvendi u mbajt në katedralen e Shën Kollit në qytetin e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë sonë kombëtare.
Thirrjes së Skënderbeut për bashkimin e fisnikërisë shqiptare kundër Perandorisë Osmane i dhanë përgjigje shumë familje fisnike si:
Dukagjinët
Topiajt
Arianitët
Zahariajt
Muzakajt
Spanët
Balshajt
Dushmanajt
Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar arbëror.
The post Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës first appeared on In For.